Lajme Shqip Sunday, 25 December 2011 21:15

Beograd-Serbia ndryshon krejt pa pritur qëndrim lidhur barrikadat në veri të Kosovës. Nëse deri pak ditë më parë, liderët serbë deklaronin se është e drejtë e qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre duke jusitifkuar plotësisht bllokimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave në këtë pjesë të Kosovës, tashmë Serbia po bën thirrje për heqjen sa më shpejt të barrikadave.

Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar sot se procesi i heqjes së barrikadave duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur pa asnjë justifikim dhe vonesë.

“Arsyet për ekzistencën e barrikadave nuk ekzistojnë më dhe barrikadat e kanë përmbushur dhe arritur qëllimin e tyre. Ato kanë parandaluar një vendosje të njëanshme të institucioneve të Prishtinës në veri dhe kontribuan në arritjen e marrëveshjeve”-ka thënë Bogdanoviç, cituar nga agjencia serbe B92.

Sipas tij lidershipi shtetëror tashmë ka dërgruar një mesazh të qartë për heqjen e barrikadave dhe kjo duhet bërë pa asnjë vonesë.

Bogdanoviç theksoi se tashmë barrikadat janë kundër produktive.

“Procesi i heqjes së barrikadave që tashmë ka nisur duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, pa asnjë vonesë dhe pa justifikime”-tha Bogdanoviç.

Sipas tij, Serbia pa serbët nuk mund ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin e shtetit por se edhe serbët e Kosovës nuk mund të mbijetojnë pa Serbinë.

Ministri serb, theksoi se KFOR-i dhe EULEX-i duhet ti qëndrojnë strikt mandatit të tyre për status neutral.

Duke komentuar lidhur me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit me veriun e Kosovës, Bogdanoviç tha se kjo marrëveshje mron interesat kombëtare dhe shtetërore serbe, si dhe rezolutën 1244 të KS të OKB-së. (LajmeShqip.com)