Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 10:47

Beograd – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, gjatë samitit në Rio de Janeiro, do të takohet me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Lajmi bëhet i ditur nga burime jozyrtare të gazetës Blic të Beogradit.

Biseda do të zhvillohet me iniciativë të sekretares amerikane, Hillary Clinton ndërsa temë kryesore do të jetë Kosova.

“Që në ditën e parë të konferencës në Rio de Janeiro, përfaqësuesit e SHBA-së iu afruan delegacionit tonë, kërkuan takim dhe morën përgjigje pohuese” – tha për gazetën serbe një burim nga delegacioni serb në Brazil.

“Sekretares Clinton në radhë të parë i intereson Kosova dhe se do të donte të dëgjonte se çfarë planesh ka Nikoliç lidhur me këtë, por interesohet edhe për integrimin evropian të Serbisë”, – vijoi ky burim, duke shtuar se Nikoliç do të ketë takim edhe me presidentin francez, François Holande. (LajmeShqip.com)