Lajme Shqip Thursday, 08 October 2015 12:11

Blerim Destani ka treguar se është shumë i emocionuar për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë.

Si të gjithë shqiptari, edhe njëri nga fansat më të flaktë të kombëtares e ka nisur ditën me një postim për ndeshjen e sotme.

Aktori shihet në fotografi bardhë e zi ku në të kuq shihen vetëm flamujt, njërin prej të cilëve ai e mban në duar dhe e përshkruan foton: “Me flamurin më të bukur në botë”, transmeton lajmi.net.

Destani i ka uruar suksese lojtarëve, sidomos ata që i ka miq të mirë ndërsa ka përfunduar shkrimin me: “Francë ne po vijmë”.