Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 08:42

Tiranë – Embargo që Kosova vendosi ndaj mallrave serbe ka favorizuar biznesin shqiptar, i cili ka rritur eksportet drejt Kosovës, në vlerën e 4 milionë eurove më shumë sesa vitin e kaluar, për periudhën 20 korrik-10 shtator, kur në Kosovë nuk u lejua asnjë mall nga Serbia.

Të dhënat statistikore tregojnë për një rritje te eksporteve te produkteve shqiptare në vlerën e 17 milionë e 300 mije eurove për të njëjtën periudhe kohore ose 34% më shumë.

Vendosja e masës se reciprocitetit ndaj Serbisë ka bërë që Shqipëria të renditet e treta pas Maqedonisë dhe Kroacisë, për sa i përket vlerës se rritjes se eksporteve te tyre drejt Kosovës.

Vendin kryesor të eksporteve shqiptare ne Kosove, e zënë kryesisht produktet industriale, si shufra hekuri, çeliku dhe gize, nafta, çimento, energjia elektrike, xehet dhe koncentrate te hekurit.