Tiranë – “Biznes Albania” akuzoi qeverinë se po i jep tenderët te një numër gjithnjë e më i ngushtë subjektesh. Gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të organizatës, të premten, presidenti Luan Bregasi, tha se prokurimet publike janë bërë akoma më klienteliste dhe pabarazia mes subjekteve që konkurrojnë është thelluar.
Luigj Aleksi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve shtoi se ligji aktual i prokurimeve krijon më shumë hapësira për korrupsion se i mëparshmi, ndaj ligji vetë, apo të paktën udhëzimet në zbatim të tij, duhen ndryshuar.
Në emër të Shoqatës së Ndërtuesve, Aleksi përsëriti mbështetjen për nismën për hipotekimin e pallateve të reja, por kërkoi që ndërtuesit të jenë zyrtarisht palë në hartimin e akteve nënligjore të premtuara nga institucionet e përfshira. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 16:00 