Tiranë – Bizneset shqiptare do të kërkojnë shtyrjen me 6 muaj të afatit të Ligjit të Faljes.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, u shpreh se po hartohet një amendament për nenin 22 të ligjit, si pjesë e garancisë që ky komunitet do të ketë pas zbatimit të këtij ligji, si dhe shtyrjen e afatit të zbatimit.
Sipas tij, një pjesë e mirë e bizneseve nuk janë të informuara për mënyrat e zbatimit dhe përfitimit nga ky ligj. Sipas Jakës, brenda këtij muaji amendamendi do t’i paraqitet për miratim Ministrisë së Financave dhe Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. (LajmeShqip.com)
Friday, 07 October 2011 14:54