Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 15:00

Vajza bëhuni gati të shikoni bizhuteritë më të bukura që ju ka zënë syri ndonjëherë!

Dizenjuesia nga Londra e përshkruan stilin e saj si “Agresiv, por elegant”.

“Unë nuk dizenjoj për ndonjë femër të veçantë dhe më së shumti më pëlqen shumëllojshmëria e njerëzve që përdorin markën time.”

Shikoni setin fotografik të përgatitur nga Jones, me aktoren 22 vjeçare Jessica Brown Findlay dhe Mary Charteris, mbesën e Daphne Guinness. Duhet ta pranojmë që jemi magjepsur tërësisht nga stili i Jones, i frymëzuar nga fushata Viktoriane.

Duke folur për Brown Findlay, Jones tha se ajo është një trëndafil i vërtetë anglez, ka një bukuri natyrore dhe ky koleksion aristokratik i shkonte shumë. Dizenjuesja tha se ky koleksion përfaqëson ato objekte të cilat lordëd jua kanë sjellë vajzave të tyre nga luftrat.

“Ky koleksion është më shumë intrigues se koleksionet e mëparshme sepse ka formë, ndjenjë dhe firmë antike dhe është punuar me një stil modern”, tha Dominic Jones në një intervistë me reporterin e modës.

(LajmeShqip.com)