Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 11:23

Athinë – CIA paralajmëroi për grushtshtet në Greqi për shkak të masave të rrepta ekonomike dhe gjendjes dëshpëruese ekonomike, shkruan gazeta “Bild”.

Sipas tabloidit, CIA në raportin e saj ka përmendur se protestat në rrugët e Athinës mund të sjellin deri te eskalimi i dhunës dhe në këtë mënyrë deri në revolucion, dhe si pasojë e kësaj, Qeveria “do ta humbiste kontrollin ndaj menaxhimit të vendit”.

“Bild”, gjithashtu shkruan edhe për raportin e CIA-s, në të cilin është përmendur për grusht shtet të mundshëm, në rast se situata në Greqi ndërlikohet edhe më shumë dhe del jashtë kontrollit.