I dyshuar se është vehabist, dhe si i tillë po vepron jashtë rregullave të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), i është hequr e drejta për të predikuar në xhaminë e Qyshkut të Pejës imamit Besim Gjeli, madje BIK-u është detyruar që ta mbyllë edhe xhaminë.
Xhamia në Qyshk zyrtarisht është mbyllur të mërkurën e javës së kaluar. Por pavarësisht kësaj, ritet fetare në këtë xhami kanë vazhduar dhe po vazhdojnë nën drejtimin e të njëjtit hoxhë, Besim Gjeli.
Por për të parë nga afër, nëse ky vendim po zbatohet, një ditë pas mbylljes, të enjten ekipi i “Zërit” ka vizituar atë në kohën e faljes së Ikindisë, ndërsa ka parë dhjetëra palë këpucë para hyrjes së xhamisë, të besimtarëve, që ishin futur brenda për lutje.
Për këtë është pyetur edhe hoxhë Gjeli, i cili thotë për “Zërin” se ai nuk ka pranuar ndonjë njoftim për mbylljen e xhamisë. /Zëri/
Monday, 03 August 2015 08:29