Lajme Shqip Sunday, 10 February 2013 16:10

Justin Bieber ka shfrytëzuar mundësinë për t’u kërkuar falje fansave të tij, për shkak të fotografive ku ai është parë duke konsumuar duhan.

Bieber, nuk e ka bërë këtë drejtpërdrejt, por teksa ka qenë I ftuar në emisionin “The Miley Cyrus Show”, ka lëshuar një “falje” tonike duke thënë: “Kam dëgjuar se ai është zënë duke pirë duhan. Ai ndjen keqardhje të madhe për këtë. Njerëzit bëjnë gabime por ai nuk do ta përsëris kurrë më një gabim të tillë”.

TMZ kishte publikuar fotografi të Bieber, ku ai shihej duke tymosur me shokët e tij.