Lajme Shqip Thursday, 02 May 2013 09:52

Një fotografi që u publikua ditë më parë në Instagram ku shiheshin Justin Bieber dhe Selena Gomez sërish bashkë, ka ngjallur reagime të ndryshme.

Shumë nga kritikët thonë se yjet po ndjekin rrugën e Chris Broën dhe Rihannës, për të qenë në fokusin e mediave sa më shumë, gjoja kanë probleme në lidhjen e tyre dhe “ato probleme i rregullojnë brenda pak minutash”.

Një shkrim në Perez Hilton, supozon se kjo “lojë” e Bieber dhe Gomez, nuk do të ketë ndonjë ndikim në karrierën e tyre profesionale, porse ata vetëm do të jenë pjesë e spekulimeve të shumëta mediale dhe sipas shkrimit, ndoshta ky është edhe qëllimi i tyre.

“Ata të dy janë mjaft të suksesshëm në karrierat e tyre dhe kjo lojë që po zhvillojnë në marrëdhënien e tyre nuk do të ketë asnjë ndikim në karrierë. Ajo që ka ndikim në karrierën e tyre, është  vetëm fakti se sa hite do të sjellin për publikun, a do të sjellin hite. Pjesa tjetër, mbetët vetëm një lojë sa për t’u bërë temë e spekulimeve mediale”, shkruhet në shkrimin e P. Hilton.