Megjithëse këngëtarja është vetëm në muajin e tretë të shtatzënisë, thashethemet për të janë bërë karvan. Megjithëse thashethemet për një fëmijë të padeklaruar të Jay-Z nuk kanë pushuar, Beyonce e cila po përjeton shtatzëninë e saj të parë, duket se nuk po ja prish qejfin vetes për asgjë dhe nga askush!
Sipas burimeve të tabloidit “Dailystab” këngëtarja deri tani ka shpenzuar 1 milion dollarë për shtatzëninë e saj, ose më mirë për fillimet e shtatzënisë së saj. Në këtë shumë përfshihen masazhet e përditshme që bën, kremrat shumë të shtrenjtë që po përdor për elasticitetin e lëkurës dhe mbi të gjitha dietologun, i cili është i angazhuar për t’i krijuar asaj një menu me ushqime bio gjatë gjithë shtatzënisë së saj, hap pas hapi, edhe për 6 muajt e tjerë në vijim. Por në fund të fundit, çfarë është 1 milion dollarë për një çift që brënda vitit ka fituar 88 milion dollarë?
Me siguri që Beyonce mezi pret të bëhet nënë, ta përkëdhelë dhe llastojë foshnjen e saj në publik për kënaqësinë e paparacëve të Amerikës, që janë të gatshëm për t’i bërë të pavdekshme pamjet e një fëmije tjetër milioner. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 11:31