Lajme Shqip Friday, 14 February 2014 13:43

U përfol për një lidhje dashurie mes tyre. E ndonëse flitej edhe për fotografi që tregojnë se ata të dy vërtetë kanë një aferë dashurie, Beyonce për mediat amerikane ka demantuar lajmin duke theksuar se është vetëm një gënjeshtër dhe asgjë më shumë…

Fjalët e paparacit francez Pascal Rostan si dhe ndalimi i publikimit të fotografive në momentin e fundit, të cilat thuhej se do të nxirrnin në pah aferën e dashurisë ndërmjet Barack Obamas dhe Beyonce, të krijonin bindjen se vërtetë dyshja mund të kenë një lidhje dashurie. Por, rehatia e çiftit Beyonce dhe Jay-z si dhe deklarata e këngëtares përpara medieve të bind për të kundërtën. “Nuk jam në lidhje me Obaman. Kjo është gënjeshtër”, është deklaruar prerë pop ylli botërorë për mediat botërore.

Këngëtarja nuk ka dhënë as edhe një koment më shumë për këtë ngjarje, duke mos e parë të udhës të flas diçka për të cilën thekson se nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Kujtojmë se fotoreporteri francez Paskal Rostan, i cili ka zbuluar aferën e presidentit të Francës, Fransoa Olandit, ka thënë që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe Beyonce janë një lidhje romantike. Por ndërkohë ky lajm u