Beyonce, Jennifer Lopez dhe Florence & The Machine, do të ofrojnë mbështetjen e tyre për një koncert humanitar në Londër.
Koncerti do të mbahet muajin e ardshëm dhe ai është organizuar në mbështetje të shëndetit të femrave dhe projekteve arsimore në mbarë botën.
Koncerti që është organizuar nga “Chime for Change”, e themeluar nga shtëpia italiane e modës “Gucci”, do të ofrojë të gjitha paratë e mbledhura për këtë çështje.
“Organizatorët kanë bërë të ditur se njerëzit do të mund të zgjedhin se për cilën nga çështjet (edukimin apo shëndetin) do të shkojnë paratë e biletës së tyre”, shkruan Reuters.
Friday, 03 May 2013 09:19