Moskë – Me dorën e djathtë ndaj Kushtetutës shefi i ri i shtetit Vladimir Putin sot e dha betimin si president i Rusisë do t’i respektojë dhe do t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e çdo qytetari, ligjin themelor, sigurinë dhe sovranitetin e vendit.
Me këtë Putin zyrtarisht e fillon mandatin e tretë presidencial, i cili sipas ndryshimeve në ligjin për zgjedhje, për herë të parë do të zgjasë gjatë gjashtë, në vend katër vjet. Presidenti i ri dhe komandanti suprem i forcave të armatosura ruse, u bekua nga patriarku rus Kiril. Iu dorëzua edhe “valixhja bërthamore” me shifra për gjuajtje të raketave strategjike ruse.
“Vitet të cilat vijnë do të jenë vendimtare për fatin e Rusisë në të ardhmen. Nuk pret etapë të re nga zhvillimi, detyra nga niveli i ri, kualitet dhe shkallë. Do të arrijmë sukses, nëse bëhemi popull i bashkuar dhe nëse e respektojmë atdheun tonë”, deklaroi Putin.
Midis mysafirëve në ceremoninë e inaugurimit u gjendën edhe ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni dhe ish kancelari gjerman Gerhard Shreder.
Putin për herë të parë është zgjedhur president i Rusisë më 26 mars të vitit 2000 me 53 për qind të votave të fituara, ndërsa për herë të dytë më 14 mars 2004, kur fitoi madje 71 për qind të votave. Mandatin e tij të tretë presidencial e fitoi më 4 mars të këtij viti, duke e fituar mbështetjen e 63 për qind të votuesve. (LajmeShqip.com)
Monday, 07 May 2012 13:00