Lajme Shqip Sunday, 04 October 2015 20:41

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkësitë fetare në Gjilan kanë pastruar sot xhaminë e njohur si “Xhamia e Mulla Idriz Gjilanit”, e ndërtuar në vitin 1936, si dhe kishën “Shën Ana” të ndërtuar në vitin 1938 në fshatin Dunav të Karadakut

 Në aktivitetin e parë të “Muajit të Tolerancës dhe Solidaritetit” ka marrë pjesë Naim Aliu nga Bashkësia Islame në Gjilan, Don Dominik Qerimi nga Kisha Katolike, Naim Bllaca nga Kisha Protestante, sikurse edhe besimtarët e tri besimeve fetare.