Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 17:17

Gjenevë – Negociatorët e Koresë Veriore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nisin takim dyditor në Gjenevë.

Të dyja palët shpresojnë të ringjallin negociatat rreth çarmatimit bërthamor, të cilat ishin ngrirë shumë kohë më parë.

Sidoqoftë, nuk pritet të arrihet ndonjë marrëveshje vendimtare në Zvicër.

Uashingtoni ka deklaruar se nuk do t’u kthehet bisedimeve gjashtë palëshe përderisa Peniani nuk dëshmon “një përkushtim të qartë për çarmatim bërthamor”.

Koreja Veriore, ndërkaq, dëshiron t’i nisë bisedimet shumëkombëshe pa parakushte.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kinës, Li Keqiang, vizitoi Phenianin duke thënë se vizita do ta ndihmojë atë në promovimin e negociatave.