Berovë – “Nga zemra e Maleshevisë, nga Berova, porosisim se me vendosmëri do të punojmë si edhe deri më tani për realizimin e mbi 1. 200 projekteve të parapara në programin tonë parazgjedhor, në Manifestin për reforma dhe zhvillim”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në tubimin e djeshëm të Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në Berovë, që u mbajt në sheshin e posandërtuar të qytetit “Dimitar Pop Georgiev”.
Gruevski theksoi se partia që e udhëheq, nuk dorëzohet në luftën kundër krimit, ndërsa oponentit Branko Cërvenkovski i rekomandoi se pas 5 qershorit do të dërgohet në pension politik.
“Ai do të jetë pensionisti më i ri me pension më të madh në Republikën e Maqedonisë”, tha Gruevski.
Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe njëherit kryeministër theksoi se kanë vendosur një filozofi të re politike.
“Premtuam libra falas për filloristët dhe gjimnazistët dhe e realziam të premtuarën, premtuam mjekim klimatik në banja dhe rekreim për pensionistët dhe e realizuam në vepër. Premtuam subvencione dhe i ndamë. Vetëm për komunën e Berovës janë paguar 3. 500 euro subvencione për bujqit dhe blegtorët. Premtuam dhe realizuam qindra objekte nga infrastruktura komunale, kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha mes tjerash Gruevski në tubimin në Berovë.
Para banorëve të Berovës dhe Maleshevisë folën deputetët e deritanishëm dhe kandidatët për deputetë të ardhshëm, Mari Raskovska dhe Mile Paçemski. Fjalim kishte edhe bartësi i listës nga Njësia e tretë zgjedhore, Vlladimir Gjorçev, i cili përkujtoi se qeveria i kushton vëmendje të madhe turizmit si degë ekonomike. Ai tha se në Berovë vitin e kaluar janë realizuar mbi 30. 000 bujtje.
Nga partitë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së folën liderët e TMORO-s, Vanço Shetanski dhe ai i partisë Socialdemokrate, Lubisllav Ivaniv-Xingo. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” dje kishte tubime edhe në Makedonska kamenicë dhe Dellçevë.
Friday, 27 May 2011 10:06