Lajme Shqip Thursday, 07 March 2013 12:57

Ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi është dënuar me një vit burg për shkak të informacioneve që kishin rrjedhur për policinë nga një gazetë që është pronë e tij, raporton BBC.

Berlusconi, i cili përballet edhe me akuza të tjera, do të mund të apelojë vendimin e gjykatës. Ai është në pritje edhe të dy vendimeve të tjera, atë për tatimet dhe për marrëdhënie seksuale me një të mitur.