Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 22:37

Berlin – Autoritetet shëndetësore në Danimarkë dhe Suedi komunikuan sot për 32 raste të konfirmuara të personave të infektuar me bakterien esherhia koli (enterohemorragjike esherija koli). Të gjithë kanë udhëtuar drejt Gjermanisë.

Autoritetet në Kopenhagë theksuan se bakteria është zbuluar në kastraveca spanjollë në supermarketet. Tregtarët kanë marrë urdhër që t’i tërheqin të gjitha produktet nga distributorët e involvuar.

Autoritetet shëndetësore suedeze u rekomanduan njerëzve, të cilët udhëtojnë për në Gjermani, të ndërmarrin masa të përkujdesisë, që të shmangin kontakt me bakterien e sapoparaqitur.

Ajo u paraqit fillimisht në qytetin bregdetar verior gjerman Hamburg, ku autoritetet konfirmuan se burim i sëmundjes ngjitëse janë kastravecat, të importuara nga Spanja.

Supozohet se kastravecat spanjollë janë shkaku i sigurt për pesë raste të vdekjes dhe për 276 raste të sindromit hemolitik uremik (SHU) në ditët e fundit.