Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 22:28

Berlin – Rreth tetë mijë persona janë evakuuar sot në qytetet gjermane Hanover dhe Langenhagen, për shkak të bombave të gjetura të aviacionit nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Në Langehagen, municioni është gjetur me ndihmën e xhirimeve ajrore në afërsi të një shkolle. Nga lagjet përreth janë evakuuar rreth 7. 700 persona.

Në Hanover një bombë është gjetur afër një supermarketi. Atje është kërkuar që mbi 500 persona t’i braktisin shtëpitë.

Ekipet speciale përgatiten për çmontim të bombave.