Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 18:50

Tiranë – Shefi i qeverisë shqiptare Sali Berisha, bëri një tërheqje taktike nga pozicioni i mazhorancës duke i dhënë mundësi opozitës që të rishqyrtojë edhe njëherë në komisionet përkatëse ligjet e propozuara nga qeveria.

Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet ne New York dhe këtë deklaratë, ai e bëri gjatë një interviste për seksionin shqip të VOA-s.

Kryeministri Berisha deklaroi nga ana tjetër së ai shpreson që kjo kërkesa të mos përdoret për bllokimin e ligjeve në kuvend nga opozita. “situata politike në Shqipëri është e tëra e krijuar nga qëndrimet bllokuese të opozitës. Ne mirëpresim propozimin për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Ne mirëpresim kërkesën e opozitës për të rishqyrtuar ligjet e dërguara nga qeveria. Është e drejtë kërkesa e opozitës për të kërkuar rishqyrtimin e ligjeve por ne urojmë që kjo të mos jetë një taktikë bllokuese”-tha Berisha.

Duke folur për mundësinë e mosmarrjes së statusit kandidat, shefi i qeverisë akuzoi drejpërdrejtë opozitës e cila sipas tij nuk lejoi votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar dhe kjo solli mosplotësimin e 12 kritereve të vendosura nga Komisioni Europian.

“Unë mendoj se Brukseli ka bërë punën e vet, por bllokimi ka qenë dhe është në Tiranë. Nëse pritet deri në ditën e fundit për të mos votuar ligjet dhe reformat me 3/5, kjo ka patur qëllim bllokimin. Nëse kërkohet nisja e punës për reformën zgjedhore e cila duhej të ishte bërë 2 vjet më parë dhe kjo nuk është çështje e Brukselit. Sikur vizat të kërkonin 3/5 edhe ato nuk do të ishin fituar. Ligjet që kërkojnë 3/5 janë në interes të qytetarëve dhe integrimit”-përfundoi kryeministri Berisha.