Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat për arritjet e shënuara gjatë vizitës së tij në New York, ku mori pjesë në asamblenë e 66 të OKB-së me takimet e zhvilluara dhe për një zhvillim tjetër që realisht nuk rezulton siç u prezantua nga shefi i qeverisë.
Duke u ndalur tek vizita e tij e dytë në NASDAQ ku asistoi në mbylljen e bursës, shefi i qeversië deklaroi se bursa u mbyll me rritje.
Në fakt shefi i qeverisë shqiptare ose deklaroi një të pavërtetë, ose Berisha ka ngatërruar
mbylljen e bursës NASDAQ me atë të Dow Jones atë ditë pasi sipas të dhënave të lajmeshqip.com rezulton krejt e kundërta. Kështu, NASDAQ në datën 20 shtator kur Berisha ishte i pranishëm është mbyllur me një rënie prej 0.09% ndërsa Dow Jones u mbyll me një rritje +0,35% (shikoni foton e marrë nga faqja zyrtare e NASDAQ ditën e pranisë së kryeministrit Berisha).
Por për kryeminsitrin ndjesia ka qenë se “Në momentin që shtypa butonin e përfundimit të punës së NASDAQ bursa e mbylli me rritje. Kjo tregon se Shqipëria është mbarësi”.
E ndërkohë shefi i qeverisë shqiptare foli edhe për takimet e rëndësishme në New York duke u shprehur se “Pata veprimatri intensive politike për të paraqitur para zyrtarëve më të lartë Shqipërinë, arritjet, vizionin përpjkjet dhe vizonin e saj.
Së dyti për të lobuar me të gjithë potencialin e mundshmëm njohjen e pavarësisë së Repubklikës së Kosovës. Së treti pasionin tim për media. Përdorimi i mundësive që të jep kryeqyteti mediatik i botës për të paraqitur edhe në cepin e diellit që na takon Shqipërinë dhe arritjet para publikut të mbarë botës në këto media”.
Kryeministri Berisha deklaroi se gjatë takimit me presidentin Barak Obama ai e ftoi atë për një vizitë në Shqipëri, ftesë e cila u prit me kënaqësi nga njeriu më i pushtetshëm i botës.
Reforma Zgjedhore…
Duke u ndalur tek situata politike në vend, shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se mazhoranca është e hapur të bashkëpunojë me opozitën për të zbatuar një nga një rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. “Po bëhet progres përsa i përket reformës zgjedhore. Jemi të hapur për të amenduar reformën parlamentare sipas standardeve më të larta të europiane”- është shprehur Berisha.
Monday, 26 September 2011 14:11