Tiranë – (E plotësuar) Ndaj deklaratës së kreut te PS-se, se kjo parti ka fituar në zgjedhje, ka reaguar Partia Demokratike nëpërmjet Majlinda Bregut e cila në një konferencë për shtyp tha se Edi Rama është një kopje e keqe e vetes së tij.
“Edi Rama është kopja e keqe e vetes së tij, konsolidonte disfatën e tij të radhës dhe përfundimtare. Ju siguroj se Edi Rama nuk ka përjetuar humbje më spektakolare si kësaj here, asnjëherë”, ka thënë Bregu
– Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se në bazë të të dhënave që kanë nga operatorët e partisë së tij në terren, PS ka fituar në këto zgjedhje.
Rama nga selia e Partisë Socialiste, ka thënë se Sali Berisha tashmë është vetëm kryeministër në detyrë i cili duhet të përgatisë tranzicionin për qeverinë e re.
“Nga të dhënat që kemi nga operatorët tanë në terren, flasin se Rilindja ka fituar. Rilindja ka fituar përballë rrënimit. Vullnetin e popullit Sovran nuk ka forcë që e mundë. Sali Berisha është kryeministër në detyre dhe tash duhet të përgatisë tranzicionin për qeverinë e re”, ka thënë Edi Rama.
Ndërkohë para Ramës, ka folur edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ai tha se “Partia Demokratike do të respektojë pa asnjë hezitim verdiktin e sovranit”.
Madje më tej tha se “këtë premtim apo garanci nuk e ka degjuar ‘nga shoku i Kurbanit’.
Ndërsa i pyetur se gjatë fushatës ka rënduar fjalorin me akuza, Berisha përdori një shprehje të urtë popullore “më thoni me kë rri të të them si je. Unë Ramën kisha përballë”
Sunday, 23 June 2013 19:26