Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 10:38

Kryeministri Sali Berisha do të dalë në një interpelancë sot në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i qeverisë është thirrur në këtë përballje parlamentare nga deputeti socialist Erjon Braçe.

Në seancën e sotme parlamentare pritet të ketë edhe një tjetër interpelancë, ku deputetja e PS-së Mimi Kodheli ka thirrur ministrin e financave, Ridvan Bode. Situata ekonomike në Shqipëri pritet të jetë në qendër të interpelancës së Kodhelit.

Kjo është hera e parë që Kryeministri Berisha pas zgjedhjeve të 2009 pranon të dalë në interpelancë me deputetët e opozitës. Raportimi i vetëm i Berishës para Kuvendit ka qënë ai për ngjarjet e 21 janarit, në të cilën mungonte në sallë opozita.

Ndërkohë në rendin e ditës janë futur sërish ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar të votave, ku një ndër ta është ligji për Gjykatën Administrative.