Tiranë – Kryeministri Berisha akuzoi Edi Ramën se fushata e tij nën slloganin Rruga e Vetme, është në vazhdën e politikës bllokuese ndaj sukeseve të shqiptarëve, duke pasur si objektiv kryesor marrjen me cdo kusht të karriges së kryeministrit.
“Jo vetëm që rruga e vetme është një sllogan i marrë nga etërit e tyre, por natyrisht nuk e ka domethënien që kishte në kohën e partisë, ka një domethënie të re, të votojë çdo gjë kundër interesit tuaj, kundër rritjes së rrogave, pensioneve, kundër Rrugës së Kombit, të bëjnë gjihcka për antarësimin në NATO, bllokimin e vizave, të hedhë valle në Shqipëri për futjen e krizës në kuti. Kundër amnistisë për bizneset kundër faljes së detyrime”.
Berisha i bëri këto deklarata ndërsa prezantoi kandidatët për rrethin e Pukës, ku premtoi 6- fishimin e investimeve në katër vitet që vijnë, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë për kryetarë të bashkisë së Pukës dhe të asaj të Fusharrëzit Beqir Arifajn dhe Alfred Qafën.
Monday, 25 April 2011 16:55