Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 13:41

Tiranë (PLOTËSUAR 15:03)- Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi tha të enjten se statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian u refuzua, jo për faj të opozitës, por për shkak të arsyeve politike, ekonomike dhe institucionale.

“Ky raport refuzon dhe bllokon dhënien e statusit për tre arsye, politike, ekonomike dhe institucionale. Shqipëria nuk plotësoi asnjë nga 12 rekomandimet e KE-së”, tha Ruçi.

Ruçi akuzoi qeverinë se kishte humbur kredibilitetin e vendit në opinionin ndërkombëtar, dhe sipas tij “vendit do t’i duhej shumë kohë për ta fituar këtë kredibilitet”.

Në të njëjën kohë, Ruçi i i kërkoi Kryeministrit Berisha dorëheqjen, për shkak të situatës së rënduar të vendit.

****************************

Tiranë – Debat i zjarrtë në Kuvendin e Shqipërisë, po zhvillohet në këto momente.

Kryeministri Sali Berisha ka hedhur të gjitha shigjetat në drejtim të opozitës shqiptare, për dështimin e 12 tetorit, kur Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat në BE.

Berisha i ka krahasuar deputetët socialistë me të gjithë tradhtarët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, madje edhe me Toptanët, të cilët sipas tij e shitën Shqipërinë.

Berisha, në fjalimin e tij, që u përcoll nga vërshëllima e fyerje nga deputetët socialistë, dhe që u përshëndet me aplaudime nga demokratët, sapo e përfundoi fjalimin e tij të zjarrtë dhe plot akuza ndaj opozitës.

Duke komentuar Raport-Progresin, si tha se Edi Rama nuk do ta marrë dot në tavolinë atë që e humbi në zgjedhje.

Pas tij, fjalën e mori kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. (LajmeShqip.com)