Korçë – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se “opozita po ndjek taktikë bllokuese duke mos miratuar asnjë ligj, që kërkon 3/5 e votave”.
Në fjalën e tij, pas inagurimit të dy segmenteve rrugore, Lapidari-Koritë dhe Koritë- Liqenas, në Korçë, kreu i ekzekutivit tha se “drejtuesit e opozitës, në një ras unik në Europë dhe në botë, kanë vendosur që të përdorin pushtetin që u kanë dhënë zgjedhësit, për të dëmtuar për interesa personale, interesat e çdo shqiptari”.
“Votimi i ligjeve me 3/5, është detyrë që buron nga përgjegjesia e çdo të zgjedhuri para zgjedhësit të tij, është detyrë që buron nga interesi jetik i çdo qytetari shqiptar”, tha Berisha.
Duke u shprehur se pavarësisht kësajt, opozita nuk do të mund të pengojë procesin e integrimit të vendit drejtë Bashkimit Europian, kreu i qeverisë shprehu gatishmërinë për të diskutuar për paktin prej 10 pikash të kryesocialistit Edi Rama, por vetëm pas pranimit të tyre nga ODHIR.
“Po, jam dakort për reformë zgjedhore sepse ne respektojmë opozitën. Bëj amendamentet për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, dhe ne i votojmë në parlament pas miratimit të tyre”, tha kryeministri.
Lidhur me ndryshimin e rregullores së Parlamentit, Berisha theksoi se “PS-ja e do ndryshimin e rregullores për të penguar Parlamentin”, pasi sipas tij, kreu i PS-së, nuk i do reformat.
“Parlamenti është tempulli i demokracisë. Askush nuk do të mund ta bllokojë atë. Por nëse ti mendon se janë prekur të drejtat dhe liritë tua, mer rregulloren e Parlamentit Europian, ta ballafaqojmë dhe jam i vendosur në çdo nen ta ndryshoj atë, në rast se ka mungesa”, tha ai.
Kryeministri Berisha se “Rama, është i vetmi politikan që kalon nga disfata në disfatë.Ne nuk mund ti bëjmë ligjet e vendit si statutin e PS-së”.
Sunday, 09 October 2011 16:02