Tiranë – Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat u shpreh se “ODIHR kërkon siguri maksimale në zgjedhje dhe që të mos aplikohet metoda e përjashtimit Nisma për propozime në ligjin zgjedhor i është lënë opozitës”, tha Berisha para deputetëve demokratë.
Kryeministri Berisha deklaroi se opozita po bllokon përfundimin e reformës zgjedhore. Duke vlerësuar punën e komisionit për reformën zgjedhore, ai shtoi se opozita kërkon që kryetarin e KQZ-së ta propozojë Avokati i Popullit.
“Në të gjitha propozimet me qëllimin më të mirë nisma e propozimit i është lënë opozitës. I them Ramës se zgjedhjet dhe ligjet janë çështje besimi, sepse opozita që në fillim nisi militarizimin e procesit zgjedhor, duke përcaktuar nene deri në 8 vjet burg. E pranuam tani si t`ia bëjmë fobisë së komisionerëve. Ne bëmë një lëshim duke bërë të mundur që Avokatin e Popullit ta propozojë opozita. Rama thotë që kandidatura e kryetarit të KQZ-së të propozohet nga Avokati i Popullit, që e nxori me një konkurs në Partinë Socialiste. Kjo është qesharake. Asnjëra as tjetra nuk do të pranohen”.
“Avokati i Popullit është për të drejtat e qytetarëve, por ne nuk e emëruam atë që të na emërojë kryetarin e KQZ-së. Edhe pse është një prurje politike ai duhet të vazhdojë të kryejë detyrat e tij” theksoi Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. (LajmeShqip.com)
Monday, 14 May 2012 18:45