Kryeministri Sali Berisha dha, një pritje koktej për gazetarët, botuesit e drejtuesit e medias në vend, për t’i shprehur vlerësimet për kontributin e tyre gjatë vitit të kaluar dhe për t’ju uruar fillimin e vitit 2012. 
Më pas Berisha u pyet nga gazetarët e interesuar për cështje të ndryshme. Në pritje një gazetar i drejtoi pyetjen nëse dje, kryeministri Berisha kishte vizituar Ilir Metën në shtëpi dhe cfare biseduan.
Berisha u përgjigj: Po, Meta më kishte ftuar në një darkë që unë nuk mund ta refuzoja. Unë me Ilir Metën takohem në fakt cdo 3-4 ditë. Ushqimi ishte i shkëlqyer, por vera ishte akoma më e mirë, ishte e shkëlqyer”, u shpreh Berisha.
Dhe në fakt, Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje në mbrëmje, në shtëpi, kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Shefi i qeverisë ka qëndruar rreth dy orë në banesën e Metës, një vilë trekatëshe që ndodhet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Kryeministri Berisha është fiksuar duke dalë nga banesa e Metës rreth orës 22:35 të mbrëmjes së djeshme pa pranuar të bëjë komente për mediat.
Friday, 13 January 2012 23:23