Lajme Shqip Monday, 03 October 2011 14:24

Tiranë- Në përgjigje të ftesës publike për debat nga Edi Rama, kryeministri Berisha deklaroi se maxhoranca është gati të të bashkëpunojë në interes të vendit, duke nisur nga reforma zgjedhore, por jo për të ndarë pushtetin në tavolinë.

“Përgjigjja ime është shumë serioze. I nderuar zotëri. Jemi plotësisht të vendosur të bashkëpunojmë në interesin më të mirë të vendit për reformën zgjedhor. Një koncept të qëndrimit tonë të hapur ne e kemi paraqitur dhe sërish ritheksoj jemi të gatshëm në kushte pariteti të ulemi në një komision parlamentar të reformës zgjedhore, i cili duhet të ketë axhendë të tij, adresimin e 52 rekomandimeve, të 2 ekipeve të OSBE-ODIHR që vëzhgojnë zgjdhjet e përgjithshme e lokale”- deklaroi Berisha.

Sipas shefit të qeveië shqiptare, Rama me veprimet e tij po kërkon shumicën. “As nuk do jem president, as nuk kam ndërmend të ndryshoj ligjet kushtetuese…. Problemet e ndarjes së pushtetit në tavolinë janë jashtë kulturës time. …Dua Guvernatorin dhe kkrt, jo mor zotëri, shuimicë nuk mund të bëhesh kurrë, nuk të bën Berisha të bën populli…. Nëse vërtet jeni të interesuar dhe nuk e keni për hipokrizi, të ndërtojmë komisionin parlamentar të zgjedhjeve me ato parime me barazi me axhende te thjeshtuar.”

PD reagon ndaj Ramës

Partia Demokratike ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për debat publik me kryeministrin Berisha duke u shprehur se nuk është koha për debate shterpë.

Në deklaratën e lexuar nga zëdhënësja Albana Mustafaj, në përgjigje e kryeministrit Berisha për ftesën, thuhet se “ai e ftoi zotin Rama për të debatuar për zgjedhjet e vitit 2009 dhe është i gatshëm për të debatuar me liderin e opozitës përpara zgjedhjeve të vitit 2013, por zoti Berisha beson se tani nuk është kohë për debate vecanërisht për shkak se nuk do të ishte e përshtatshme për Partinë Demokratike të ndikonte në Kongresin e ardhshëm të Partisë së zotit Rama”.

 

Në deklarata thuhet më tej se “Partia Demokratike beson se tani është koha për t’u fokusuar në ato cështje ku ne mund të biem dakord dhe ti realizojmë ato në të mirën e qytetarëve shqiptarë”.

Sipas Mustafarajt “Kryetari i PD z. Berisha e ka bërë të qartë tashmë se ai është i gatshëm të bashkëpunojë me Partinë Socialiste për reformën zgejdhore dhe atë parlamentare, dy çështje në të cilat dialogu mund të bëjë progres”.