Tiranë – Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e të qeverisë u shpreh se ekonomia shqiptare është cilesuar model suksesi duke lënë pas 12 vende të BE.
“Raporti i fundit i Bankës Botërore dhe disa universtiteteve më serioze ne botë mbi lirinë ekonomike në botë dëshmon për një progres të ndjeshëm të Shqipërisë prej 16%, ndërkohë që në total ndërkohë liria ekoomia. Ne kemi përgjesgjësi për shëipërinë, ndaj dhe ne me gjithë këtë progres mbi ë gjtiha kollonat që vendoset lira ekon. Ne lamë pas 12 vende të bashkimit euopian”,- ka deklaruar kryeministri shqiptar.
Ai i bëri thirrje ministrave të kabinetit që të lirojnë të gjitha barrierat dhe burokracive në dhënien e lejeve, duke i mundësuar lehtësira biznesit në fushën e tij.
“Ministrat e Financës dhe Ekonomisë të zbrazin të gjitha barrierat, ato që burokratët nuk i shqisin nga duart. Nuk mund të ketë barriera për tregtinë e lirë dhe duhet gjithcka të trajtohet në frymën e këtyre treguesve. Kriza ekonomike në zonën euro është krizë që vjen në thellim, e cila nuk do jetë afatshkurtër dhe ne në mënyrë absolute nuk kemi mburojë tjetër përvec lirisë ekonomike, avancimit të vazhdueshëm të reformave ndaj duhet t’i marrim këta tregues”- përfundoi kryeministri.
Wednesday, 28 September 2011 12:10