Tiranë – Kryeministri Berisha u ka dërguar një letër sot drejtuesve të Gazeta Shqiptare, Standard, Metropol, Mapo dhe Shqip, në të cilën thekson se “vargjet që unë i sugjerova t’i lexonte dje zotit Rama dhe t’i pranonte ato si përgjigjen time ndaj letrës së tij të hapur të radhës”, nuk janë ato të botuara në g
azeta.
“Me këtë letër dua t’ju garantoj se vargjet që ju citoni në gazetat tuaja nuk janë absolutisht asnjeri nga dy vargjet që unë përzgjodha dhe i sugjerova zotit Rama për t’i lexuar si përgjigjen time ndaj letrës së tij.
I bindur se gazetarët në veprën e Pipës “Stalinizmi Shqiptar” do të përzgjidhnin sipas shijeve të tyre vargje të tjera nga ato që unë kisha ndërmend, dje iu luta atyre që ata të mos i lexonin dhe të mos ju referoheshin fare vargjeve të librit në fjalë. Meqenëse këtë kërkesë nuk e keni marrë parasysh, unë njerëzisht ju lutem juve, të botoni në gazetat tuaja këtë sqarim timin”, thekson kryeministri në letrën e tij drejtuar gazetave të mësipërme.
Thursday, 25 August 2011 15:04