Gjirokastër- Kryeministri Berisha theksoi të martën, gjatë përurimit të rrugës Gjirokastër-Antigone, me gjatësi 7 km, se” qeveria shqiptare do të investojë maksimalisht për të zhvilluar kulturën kombëtare”.
Gjatë përurimit të rrugës, që të çon në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, e rikonstruktuar me një fond rreth 1.5 milionë euro të akorduar nga Bashkimi Europian , kreu i qeverisë tha se , “ne do ta ruajmë këtë objekt, që na kanë lanë trashëgimi të parët”.
“Parku arkeologjik i Antigonesë vazhdon të ruajë enigma të pazbuluara dhe ne do të bëjmë çmos, që këto vlera t’i nxjerrim në dritë”, nënvizoi Kryeministri Berisha, duke shtuar se tashmë falë këtij investimi Antigoneja do të bëhet një qendër atraktive për të gjithë.
Tuesday, 11 October 2011 14:23