Lajme Shqip Tuesday, 18 October 2011 13:51

Kryeministri Sali Berisha po mundohet t’i eleminojë fare reagimet e tij ndaj kreut të shteti Bamir Topi i cili u përfshi në një debat me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli mbi mënyrat e komunikimit.

Shefi i qeverisë ndërsa është pyetur për qëndrimet e kreut të shtetit e ka injoruar fare pyetjen dhe ka folur për ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë.

Por një reagim po aq i ftohtë i kreu të qeverisë Berisha ka qenë edhe përsa i përket thirrjes së ambasadorit të BE në Tiranë Etore Sekui për një gjuhë dialogu mes palëve

Pyetje përgjigje mes gazetarëve dhe Berishës…

Pyetje: Ambasadori Sequi foli një ditë më parë, pikërisht për gjuhën e bashkëpunimit. Kjo është një rrugë që i bashkon të gjithë shqiptarët, po gjuha e politikës?

Kryeministri Berisha: Ne vetëm po ndërtojmë rrugë e ura bashkimi. Ne po ndërtojmë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ura e rrugë bashkimi.

Pyetje: Mendoni se këtë po e bën edhe Presidenti?

Kryeministri Berisha: Sot jam këtu, për këtë kryevepër të punëve publike në Shqipëri, e cila në vëllime punimesh është pothuajse identike me Fierzën. Është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme. Nuk mund të dal jashtë ndjesive që kam sot, për këtë rrugë, ndaj ju luten që pyetjet që keni për problem të tjera mi rezervoni në konferencë të tjera shtypi, sepse unë sot jam tërësisht i vërshuar në brendinë e shpirtit tim nga Vjosa e bukuritë e luginës së saj.

Pyetje: Ambasadori Sequi foli një ditë më parë, pikërisht për gjuhën e bashkëpunimit. Kjo është një rrugë që i bashkon të gjithë shqiptarët, po gjuha e politikës?

Kryeministri Berisha: Ne vetëm po ndërtojmë rrugë e ura bashkimi. Ne po ndërtojmë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ura e rrugë bashkimi.

Pyetje: Megjithatë zoti Berisha, a mendoni se kjo rrugë mund t’ju sjellë më shumë vota në vitin 2013 apo jo?

Kryeministri Berisha: Mendoj se kjo rrugë e bën më zonjë Shqipërinë në 100 vjetorin e saj. Kjo rrugë do të përfundojë dhe Shqipëria, në 100 vjetorin e saj, do të jetë me rrugë të atilla që edhe ata, që bënë projektet më mahnitëse për të, nuk e kishin përfytyruar ndonjëherë.