Tiranë – Sali Berisha do dalë për herë të parë para gazetarëve në orën 19.00. Askush nuk e di, përveç ndoshta të së shoqes e Lulzim Bashës, se çfarë do të thotë e se cili do të jetë qëndrimi i tij në këtë moment të parë.
Burime të mirinformuara kanë thënë për respublica-n, se ai nuk e ka pritur këtë disfatë kaq totale, se ai është duke e vuajtur shumë, dhe se ndihet i braktisur e i zhgënjyer nga shumë njerëz, që kanë qenë rrotull tij. Burimi tha se fjala e mbrëmshme e Ramës ka qenë e tillë që e ka lënë pa ngushëllim.
Do ish shumë i kënaqur që Rama të mbante një fjalim arrogant, fyes e kërcënues, por mesazhet që fituesi ka përcjellë e kanë çarmatosur. Ndërkohë i ka vajtur në vesh që diplomatët ndërkombëtarë, përfshirë zyrtarë të Brukselit dhe Ëashingtonit, kanë mbetur të befasuar për mirë nga ky fjalim.
Shkurt, Berisha ka mbetur pa ngushëllim.
Wednesday, 26 June 2013 15:56