Tiranë – Kryeministri Sali Berisha i propozoi sot Presidentit të Republikës dekretet emërimin e dy ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se Kreu i Ekzekutivit propozon emërimin e zotit Eduard Halimi në postin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe shkarkimin e zotit Ferdinand Xhaferaj nga detyra e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe emërimin në këtë detyrë të z. Aldo Bumçi.
Ky ndryshim në kabinetin e Këshillit të Ministrave, pas zgjedhjeve të 8 majit, vjen pasi dy postet, ai i ministrit të Drejtësisë dhe të Kulturës kishin mbetur bosh për shkak të kandidimit të dy ish ministrave në zgjedhjet lokale, konkretisht Lulzim Basha dhe Ferdinand Xhaferri.
Tuesday, 19 July 2011 16:23