Lajme Shqip Sunday, 09 February 2014 15:15

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook se banda e tritolitështë banda e qeverisë, raporton albeu.

“Ndriçim Gjokona, ish komisioner i PS, ne zgjedhjet e fundit tradhetoi per te shpetuar koken, por me qellim qe te eleminohej sipas ligjit te mafies atij nuk iu pranua deshmia dhe nuk iu dha mbrojtje nga Policia e Partiseper 7 dite me rradhe.

-Te gjithe ndermjetesit midis Julianit dhe porositesve te vrasjeve u njoftuan sapo u belbezuan ne hetime emrat e tyre. Mehillajt moren arratine. Mitrua, qe kishte kryer detyre partie, nuk besoi ne fillim dhe vonoi arratine ndaj dhe padashje u ndalua ne Rinas.

Besnik Dervishi i qeverise akuzoi per tritolin ne te ndenjura e tij Gjiken e Bashkise. Gjika me gjuhe te koduar nga vet kryekreu iu pergjigj me thirrje kercenuese ne konference shtypi: “z. Dervishi mos devijo hetimet (se ato i di shefi) perndryshe, – i shkruajti ne sms, – do tregoj te verteten, madje dhe personin qe telefonoi Garden per kallepin e tritolit ne te ndenjurat e tua”. DheDervishi e qepi!

Miq, Vlora the Fieri gumezhijne jo vetem se banda e tritolit eshte banda ePartise por ne keto qytete i madh e i vogel betohen se Juliani, Gjokona, Mehillajt, Mitro, Karkini, jane thjesht skalioni i dyte dhe i trete i bandes seTritolit dhe se boset, ata me te rendesishmit e saj, nuk jane kapur dhe nuk kapen. Ata informohen dhe mbrohen nonstop nga Policia e Partise, madje darkojne e bejne orgjira me qeverine dhe qeveritaret e tyre!! sb”. Shkruan Berisha në Facebook.