Tiranë – Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin për Bashkinë e Vorës dhe drejtuesin aktual, Fiqiri Ismaili. Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në këtë takim dhe vlerësoi në maksimun angazhimin e Ismailit në shërbim të komunitetit të Vorës.
Sipas shefit të qeverisë, Ismaili është një nga drejtuesit lokalë në Shqipëri me kontributin më të shquar dhe si i tillë premtoi mbështetje maksimale për të vazhduar më tej zhvillimin dhe prosperitetin e qytezës së Vorës.
Më tej, shefi i qeverisë, Berisha, tha se përballë alternativës që ofron mazhoranca, qëndron ajo e opozitës, e cila ofron vetëm parullën “Fajin e ka Saliu”.
Thursday, 21 April 2011 17:38