Prishtinë – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha se po vazhdojnë me procedurat për privatizimin e PTK-së.
Ministri Beqaj tha se janë parakualifikuar pesë kompani rreth privatizimit të PTK-së, dhe presin që procesi i kualifikimit të vazhdojë, kurse shpallja e fituesit do të bëhet në fund të shtatorit të vitit 2011.
Ndërkaq, sa i përket kontratës së punëtorve të PTK-së, e cila parashihet të jetë për katër vite, do të jetë ashtu siq është thënë, ndërsa çështja e kodit telefonik është në diskutim.
Ndër të tjera, ministri Beqaj shtoi se sa i përket borgjit të jashtëm të vendit tonë, ai është 7.1%, kurse ligjet e vendit tonë i lejojnë vetëm 40% borgjt të jashtëm.
Tuesday, 17 May 2011 18:02