Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 13:30

Prishtinë -.

Informacionet e para i ka publikuar “Jutarniji List”, nga Kroacia, të cilat u bazuan në burime nga policia e Serbisë.

Sipas “Jutarniji List”, forca speciale të MUP-it të Serbisë, në një operacion sekret në territorin e Serbisë e kanë arrestuar personin për të cilin mendohet se është Ratko Mlladiq.

Janë duke u bërë analizat e AND-së për ta vërtetuar saktë identitetin e tij.

“Jutarniji List” thotë se është arrestuar Komadiq, me dyshimin se ai është vërtet Ratko Mlladiq. Arrestimi erdhi si pasojë e dyshimit se Komandic ka shenja identifikuese të njëjta me Ratko Mlladiq.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në pritet të mbajë në këto momente një konferencë me gazetarë.