Beograd-Në kryeqytetin serb, ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, kur disa huliganë e therën me thikë në qafë një djalë pasi menduan se ai është shqiptar.
Ngjarja ndodhi në një autobus urban të Beogradit. Gjithçka filloi kur Xhelim Limani, rastësisht, i preku me qesen e tij huliganët serbë. Limani filloi t’u kërkonte falje dhe për shkak të aksentit të tij, serbët e sulmuan.
“E shoh se qenke shiptar”, citohet t’i ketë thënë njëri nga huliganët, i cili më pas nxjerr thikën dhe e pret në qaf Xhelim Limanin. Mediat serbe raportojnë se viktima është munduar t’i bind agresorët se është goran, e jo shqiptar. Gazeta Blic raporton se Limani tash është jashtë rrezikut për jetë, derisa sjell edhe rrëfimin e njerëzve që e kanë njohur atë. Ai duket të jetë një goran nga Kosova dhe tash e disa vjet jeton në Beograd, ku bën punë të rënda fizike. (Express)
Sunday, 26 February 2012 19:10