Beograd – Kryetari i Partisë së Përparimit në Serbi, Tomisllav Nikoliq, i cili po mban grevë urie, mbrëmë vonë është dërguar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Mjeku Momçillo Babiq u tha gazetarëve se Tomisllav Nikoliq, refuzon të marrë terapi dhe serum, por së shpejti ai, megjithatë, do të duhej të merrte “ndonjë lloj të terapisë”.
Tomisllav Nikoliq të shtunën e ka filluar grevën e urisë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme në Serbi.
Mbrëmë atë e vizitoi edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Tadiq kishte kërkuar nga Nikoliqi që ta ndërprente grevën, por ka thënë se zgjedhjet janë të mundshme pasi Serbia ta fitoj statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Monday, 18 April 2011 08:36