Bruksel – Në Belgjikë sot është shpallur ditë zie kombëtare në kujtim të 22 fëmijëve dhe gjashtë të rriturve të cilët të martën humbën jetën në aksidentin e autobusit në Zvicër. Në këtë aksident 24 fëmijët e tjerë u lënduan.
Saktë në orën 11:00 do të mbahet një minutë heshtje. Autobusët, metrotë dhe tramvajet do të ndalen në stacionin më të afërt, ku për një minutë do t’i ndalin motorët.
Kambanat e kishave në mbarë vendin do të fillojnë të bien në orën 11:01, në kohëzgjatje prej disa minutave.
Në Bruksel sot pritet të arrijnë trupat e parë të nxënësve të pajetë, të transportuar me aeroplanë të forcave ajrore belge.
Belgjika sot është në zi, për herë të parë nga viti 1993, kur u shënua vdekja e mbretit Boduen.
Friday, 16 March 2012 08:56