Fier – Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për bashkinë e Fierit, Ilir Bele, në një takim mbrëmë me banorë të lagjes “Kryengritja e Fierit”, pasi ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve lidhur me infrastrukturën, ka premtuar trajtim të barabartë për të gjitha zonat e qytetit dhe për të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve dhe qëndrimeve politike.
“Do të sjell modelin e qeverisjes ndryshe. Një bashki që do të jetë shërbëtore e të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve të tyre. Ne do të ofrojmë shërbim për të gjitha lagjet e qytetit, duke filluar nga ato zona ku nevojat janë më prioritare. Dera e bashkisë do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët dhe investimet do të shtrihen në çdo kënd të qytetit”, tha Bele.
Qytetarët u shprehën se në këtë lagje gjatë 7 viteve të fundit ka patur një mungesë të plotë investimesh në rrugë, kanalizime, ndriçim, pasi lagjja njihet për bindje të djathta politike. “Bashkia është e qytetarëve dhe për qytetarët, prandaj nuk është as e ligjëshme dhe as e moralshme të braktiset për shkak të bindjeve politike”, u deklaroi Bele të pranishmëve.
Saturday, 23 April 2011 09:16