Prishtinë – Rrokum TV ka publikuar ekskluzivisht letrën letra që deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, akuzon kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për bashkëpunim me serbët.
Edhe pse kishte premtuar se më 8 shkurt të këtij viti do t’i paraqes për opinion faktet siç ka pohuar më parë për marrëdhëniet e liderit të Lëvizje Vetëvendosje Albin Kurti me serbë deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në konferencën për media, deputeti Haxhiu tha se faktet i ka dorëzuar kryetarit të Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar të Intelegjencës, Florin Krasniqi. Haxhiu madje edhe pse ka premtuar tha se mediave nuk do t’ua jap këto fakte.
“Unë dje në mënyrë institucionale i kam protokolluar dhe dorëzuar kryetarit të Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar të Intelegjencës, faktet për takimet dhe korrespodencat e Albin Kurtit me strukturat kriminale paralele të Serbisë. I mbetet Florin Krasniqit nëse dëshiron që këto fakte t’i publikoi”.
Deputeti i PDK-së Haxhiu thotë se ka caktuar datën 8 shkurt në mënyrë që Kurti të shpjegohet para qytetarëve për takimet e tij më serbët. Ai madje ka kërkuar nga Kurti që të jetë transparent në këtë çështje edhe pse edhe vet u Haxhiu siguroi se ai nuk po zmbrapset nga deklaratat e tij, por se të gjitha që i ka thënë janë të vërteta.
“Ka pasur spekulime në disa media se unë jam zmbraps nga kërkesat dhe faktet e paraqitura gjë që nuk është e vërtetë. As një milimetër nuk jam zmbraps, përkundrazi faktet i kam deponuar në institucione”-tha Haxhiu.
Deputeti Haxhiu tha se faktet e tjera bashkë me dëshmitarë është i gatshëm t’i paraqes në gjykatë, nëse Albin Kurti dëshiron të ballafaqohet me të. Haxhiu po ashtu ka mohuar të ketë presione nga brenda apo jashtë që të heshtë këtë çështje.
Thursday, 09 February 2012 17:25 
