Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 13:39

Bejrut- Të paktën 11 persona e humbën jetën gjatë rrëzimit të një ndërtese të vjetër gjashtëkatëshe në Bejrut, kumtoi sot Kryqi i Kuq libian.

Sipas organizatës, gjatë incidentit janë plagosur 11 persona të tjerë, ndërsa midis tyre ka edhe shtetas të huaj.

Ndërtesa është rrëzuar mbrëmë vonë, ndërsa ekipet e shpëtimit ende po gjurmojnë pas njerëzve të cilët janë të bllokuar nën gërmadha. Në të kanë jetuar familje libaneze dhe sudaneze, transmetojnë mediat.

Tani për tani nuk dihet se cila është arsyeja për rrëzimin e ndërtesës gjashtëkatëshe.