Prishtinë- Shkuarja e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli në kontinentin afrikan, ka rezultuar me një sukses. 
Ai u nis ditën e martë për një vizitë në Tunizi, ku paralajmëroi se do të qëndronte për një ditë.
Ndërkaq, në njoftimin e lëshuar nga zyra për informim, u tha se ai do të vizitonte edhe një shtet tjetër afrikan ku po mbahej i burgosur një qytetar shqiptar.
Piloti shqiptaro-amerikan, Xhejms Berisha, sipas informatave të publikuara kohë pas kohe, thuhej se ai po mbahej në Eritrea.
Ndërkaq, sipas burimeve të “Zërit”, autoritetet e Eritreas e kanë liruar pilotin Berisha, pas vizitës që Pacolli, i bëri këtij vendi.
Ai pritet të arrijë së shpejti në Kosovë.
Wednesday, 18 January 2012 14:07