Lajme Shqip Friday, 28 October 2011 13:11

Sarajevë –  Anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës kumtuan, pas takimit me ministrin izraelit të Punëve të Jashtme, Vigdo Liberman, se nuk kanë qëndrim të përbashkët kur bëhet fjalë për kërkesën e palestinezëve për pranim në anëtarësim të plotë në KB.

Kryesuesi i presidencës, Zhelko Komshiq, tha mbrëmë se pas kësaj çështje nuk ka qëndrim të vetëm dhe përkujtoi se vendimet e tilla duhet të sillen me konsensus.

Komshiq theksoi se për BeH, si vend i cili ka kaluar nëpër ferrin e luftës, shumë i është e rëndësishme që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen me një durim dhe mençuri të plotë, sepse vetëm kështu mund të arrihet paqe e tërësishme në këtë rajon, qëndron në kumtesë.

Anëtari i presidencës së Republikës Sërpska, Nebojsha Radmanoviq e barti mendimin se aksionet njëanshme nuk do ta zgjidhin problemin palestinez dhe propozoi që zgjidhja e krizës së Lindjes së Afërt të arrihet me dialog të drejtpërdrejtë.

Liberman arrin për vizitë dyditore në BeH, një ditë para se ta bëjë këtë ministri palestinez i Punëve të jashtme, Rijad al-Maliki.

Kërkesa e palestinezëve për anëtarësim në KB, të cilën përfaqësuesi palestinez Mahmud Abas e dorëzoi më 23 shtator, do të duhej, sipas burimeve diplomatike, të gjendet para Këshillit të Sigurisë së KB-së rreth 11 nëntorit.