Lajme Shqip Sunday, 22 January 2012 10:00

Los Anxhelos – I akuzuar më parë se kishte paguar një prostitutë për 10 mijë dollarë që të kryente marrëdhënie seksuale me të, tashmë çështja hapet sërish.

Avokatët e tij kanë paraqitur një padi në gjykatë, sipas së cilës futbollisti kërkon dëmshpërblim prej 25 milion dollarësh nga Irma Nici, provat e së cilës nuk mjaftuan për të vërtetuar alibinë e saj.

Çështja e bërë publike në vitin 2010 nga revista prestigjioze amerikane ‘InTouch Magazine’ bëri bujë të madhe, sipas së cilës ylli i futbollit i kishte kërkuar vajzës boshnjake të kryente seks me të dy herë, në Londër dhe në Los Anxhelos. Beckham jo vetëm që kundërshtoi çdo akuzë të saj, por edhe mundi të vërtetonte që ai nuk ndodhej në ato vende në kohën kur ajo pretendonte!

Dosja gjyqësore prej 62 faqesh do të hapet sërish me kërkesën e Beckham, i cili kërkon dëmshpërblim jo vetëm nga prostituta boshnjake, por edhe nga revista ‘InTouch’ që publikoi informacion mjaft sensitiv pa e verifikuar më parë. (LajmeShqip.com)